22 Dhjetor 2024

Ta ruajmë dhe kultivojmë Trashëgiminë Kulturore tek gjeneratat e reja

Prishtinë, 29 shtator - OJQ “CULTURAT” Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në ambientet e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë kanë realizuar  punëtorinë “Ta ruajmë dhe kultivojmë Trashëgiminë Kulturore tek gjeneratat e reja”.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë nxënësit e klasave të ulëta, të cilëve fillimisht iu është prezantuar një pasqyrë e shkurtur për Trashëgiminë Kulturore dhe rëndësin e saj; iu janë prezantuar fotografi të monumenteve, artefakteve dhe ushqimeve tradicionale; pjesa e diskutimit interaktiv; paraqitja e e Trashëgimisë Kulturore përmes artit (vizatimit) nga ana e vet nxënësve.

Organizatorja e kësaj punëtorie, njëherit drejtoresha e OJQ-së “CULTURAT” Prishtinë, Mihane Hoxha, duke folur për rëndësin e ruajtjes dhe kultivimit të Trashëgimisë Kulturore tek gjeneratat e reja është shprehur e kënaqur për interesimin që kanë treguar nxënësit gjatë diskutimit dhe për njohurit e shumta që ata posedojnë karshi Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

“Kënaqësi e madhe kur takon gjenerata të reja, sidomos nxënës fillorist të cilët i çasen me pozitivitet dhe njëkohësisht shprehin interesim për të diskutuar për Trashëgiminë Kulturore, me theks të veçantë për traditat tona shqiptare”, është shprehur Hoxha.

Gjatë punëtorisë etnologia Arbnora Thaqi, ka theksuar se Trashëgimia Kulturore është një thesar i pazëvendësueshëm në Republikën e Kosovës.

“Trashëgimia Kulturore është një thesar i pashterrur. Andaj, është kënaqësi kur sheh gjeneratat e reja që bëjnë hulumtime të tilla për të vetëdijësuar vetën dhe të tjerët që rëndësia e Trashëgimisë Kulturore nuk krahasohet me asgje. Pra, është identiteti jonë”, ka thënë Thaqi.

Kurse, zyrtaret policore nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, Fidane Ballazhi dhe Myrvete Hodaj kanë theksuar rëndësin e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës, me anë të të cilit mbrojmë vetën, familjen, shoqërinë dhe shtetin.

“Policia e Kosovës është për të luftuar të gjitha dukuritë negative. Ne, kur punojmë së bashku fëmijët, policia dhe shoqëria gjithmonë kemi me qenë më të fortë, më të kujdesshëm edhe në ruajtjen e monumenteve kulturore."

"Nëse e shohim se dikush dëmton apo tenton të dëmton monumentet kulturore duhet me njoftuar Policinë e Kosovës, e cila është 24 orë në dispozicion për t’iu dal në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga fëmijët, shoqëria deri tek sigurimi dhe mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore”, është shprehur rreshterja Fidane Ballazhi.

Tutje Ballazhi ka theksuar që Policia e Kosovës ka njësi që mbikqyr Trashëgiminë Kulturore.

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” Prishtinë, Xhavit Berisha, ka mirëpritur një nismë të tillë dhe është zotuar që aktivitetet e tilla që synojnë edukimin e nxënësve në fushën e Trashëgimisë Kulturore, të vazhdojnë dhe të jenë të pranishme nëpër shkolla.

“E mirëpresim një aktivitet të tillë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme të punohet me gjeneratat e reja, pikërisht në kulturë për të ruajtur të kaluarën dhe për të shkuar kah e ardhmja."

"Mbase, një ditë ekspertët e kësaj fushe do të ndërmarrin iniciativa që të vendoset si lëndë mësimore pjesa e Trashëgimisë Kulturore apo Etnologjia, në mënyrë që nxënësit dhe fëmijët tanë të mësojnë më shumë për të kaluarën. Çdo aktivitet i tillë është i dobishëm për nxënësit”, ka përfunduar Berisha.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)