01 Janar 2025

Synohet rritja rolit e qytetarëve për të ruajtur trashëgimin kulturore të Mitrovicës

Prishtinë, 7 dhjetor -Në kuadër të projektit “Zhvillimi i politikave kulturore në Komunën e Mitrovicës”, OJQ “7 Artet” ka organizua një debat në këtë temë, në të cilin përveç të tjerëve morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha-Vitaku,  Valdete Idrizi, drejtuese e CIVIKOS-it etj. 

Projekti synon të rrisë rolin e qytetarëve për të ditur, ruajtur dhe mbrojtur trashëgimin kulturore të Mitrovicës.

Drejtori i DKRS- Tafil Peci, tha se Mitrovica ka vende të bukura dhe objekte kulturore të cilat duhet t’i restaurojmë, t’i rregullojmë  dhe ta ruajmë traditën kulturore.

“Drejtoria jonë nuk ka buxhet të mjaftueshëm për tu marrë me restaurimin e objekteve kulturore, të cilat i ka qyteti i Mitrovicës. Por ne organizojmë aktivitete të ndryshme dhe debate për njohjen e këtyre objekteve”, u shpreh ndër të tjera drejtori Peci.

Përfaqësuesi i OJQ-së  GJEOMJEDISI, Vehbi Goxhuli, tha se  duhet të krijohen grupe ekspertësh për të përcaktuar vlerën e objekteve dhe vlerën historike të tyre, në mënyrë që të kemi një raport mjedisor rajonal.

 Ai  shtoj se debatet për trashëgimi kulturore janë të pakta dhe nuk ka informata të hollësishme  në mënyrë që qytetarët të kenë njohuri për objektet kulturore që ka Mitrovica.

Hajrullah  Mustafa, tha se duhet të ndërrohet qasja dhe të bëhet  më tepër për të ngritur vlerat e trashëgimisë kulturore, ku u bënë 17 vite që pas luftës që nuk ka ndryshuar asgjë. Sipas tij, nuk ka përkrahje nga shteti dhe mungon infrastruktura ligjore dhe pavarësia e institucioneve nga politikat e përditshme, prandaj duhet të ndërmerren hapa të sigurt për të bërë të pamundurën për restaurimin e veprave dhe objekteve të trashëgimisë kulturore.

Në vazhdim  pati debat të frytshëm për  shtëpinë  e Xhafer Devës dhe Mullirin e Vjetër, ndërkohë që u tha se qytetarët janë shumë të interesuar të dinë  emrin e saktë të Urës së Gurit (Ura e Vjetër me 9 harqe).

Këtyre pyetjeve të qytetarëve iu përgjigj drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Rrezarta  Loxha-Vitaku, e cila tha që ka neglizhencë  nga institucionet dhe drejtoritë përkatëse në këtë drejtim.

“Ne kemi  dokumentacionet e rregullta për të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore dhe do të mundohemi të përfitojmë fondet për të bërë restaurimin e këtyre objekteve”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)