Sylvester Stallone mbledh 62.500 dollarë për bamirësi
Hollywood, 6 mars - Ylli i filmit Rocky, Sylvester Stallone, ka mbledhur 62.500 dollarë për luftën kundër diabetit.
Veterani i Holivudit ka bërë një shfaqje publike në ngjarjen e mbledhjes së fondeve në Hamilton, Ontario, muajin kaluar në ndihmë të Shoqatës Kanadeze të Diabetit.
Ngjarja e quajtur Një mbrëmje me Sylvester Stallone, në plan ka pasur legjendën e filmit, i cili ka diskutuar për karrierën e tij, dhe gjatë fjalimit të tij aktori ka konfirmuar thashethemet që nuk do të kenë vazhdim tjetër të filmit të tij të njohur për boksin, duke i thënë audiencës që Rocky ka përfunduar.
Organizatorët kanë zbuluar që ngjarja ka mbledhur 62,500 dollarë të cilat do të shkojnë për bamirësi.