Sylvester Stallone 2 mln dollarë borxhe
Rio De Zhenerio, 3 gusht - Sylvester Stallone ka lënë më shumë se 2 milionë dollarë borxhe, të kontratuara nga stafi gjatë xhirimeve të "The Expendables".
Lajmin e ka bërë të ditur e përjavshmja braziliane "Vej". Paratë kërkohen nga shoqëria që përkujdeset për autistët dhe truprojet.
Me një buxhet prej 63 milionë dollarësh, "The Expendables", i shkruar dhe drejtuar nga Stallone, është konsideruar si një nga filmat më të shtrenjtë që është regjistruar në Brazil.
Premiera e filmit do të jetë të enjtën në Los Angeles.