Sylverster Stallone ka mbushur 65 vjet
Hollywood, 29 dhjetor - Sapo ka mbushur 65-vjetorin e lindjes, por Sylverster Stallone vazhdon të ketë fizikun për të luajtur heroin në filmat aksion.
Ylli i Rambo dhe Rocky Balboa u pa në një formë të mrekullueshme në xhirimet e filmit të tij të ri, Bullet to the head.
Jo vetëm një aktor i regjur, por Stallone shfaqi të njëjtat muskuj si në rininë e tij ndërsa u fotografua në sheshxhirim gjysmënudo.
Babai i pesë fëmijëve luan në këtë film një hero i cili përfshihet në luftën trup më trup ndaj antarëve të një grupi kriminal.
Ajo që spikat në imazhet e Stallones janë dy tatuazhe shumëngjyrëshe, të cilat ai nuk i ka në jetën reale, por vetëm në rolin e tij në Bullet to the head.