Swikos festivali i filmit të shkurtër fillon sot në Basel të Zvicrës
Basel, 13 nëntor - Sot me 13 nëntor hapet edicioni i 9-të i festivalit të filmit të shkurtër Swikos 2015 në Basel të Zvicrës. Në këtë festival do të shfaqen filma të shkurtër nga Zvicra, Shqipëria, Kosova, Gjermania dhe Franca.
Festivali do të mbahet me datën 13 dhe 14 nëntor dhe këtë vit 3 filma të mbështetur nga QKK do të jenë pjesë e konkurrimit, për filmin më të mirë të shkurtër, aktorin më i mirë, kamerën më e mirë, montazhin më i mirë dhe regjinë më të mirë. Filmat e mbështetur nga QKK-ja janë: Kali nga Alban Ukaj dhe Yll Citaku, Kanarinët e dine nga Kaltrina Krasniqi dhe Shok nga Jaime Donoughue.
Gjithashtu edhe një film tjetër kosovar është pjesë e këtij edicioni, filmi Një pikë gjaku nga Bekim Guri.
Pjesë e programit të festivalit do të jetë edhe dabeti për gjetjën e mundësive të bashkëpunimit në fushën e filmit mes Kosovës dhe Zvicrës ku do të marrin pjesë përfaqësues të kinematografisë nga Kosova dhe Zvicra.
Festivali i Filmit SWIKOS 2015, do të mbahet në Stadtcasino Basel, Steinberg 14, 4051 Basel duke filluar nga ora 19:30.