Supermodelja Beverly Johnson akuzon komedianin Bill Cosby
Nju Jork, 12 dhjetor - Supermodelja e njohur me ngjyrë Beverly Johnson, e cila tani është 62 vjeçare, ka vendosur që të mos heshtë sa i përket së kaluarës.
Në një tregim ekskluziv për VanityFair.com ajo rrëfen se si Bill Cosby e ka droguar atë derisa ishin në apartamentin e tij duke u përgatitur për njërin nga rolet e saj.
Supermodelja Johnson, e cila është modelja e parë me ngjyrë që u paraqit në faqen e parë të gazetës American Vogue në vitin 1974, i bashkohet një grupi të madh të femrave që e akuzojn komedianin Bill Cosby për keqtrajtim seksual.