Sulmohet Paul McCartney
Meksiko Siti, 3 qershor - Paul McCartney dhe muzikantët e tij janë sulmuar nga një bandë e armatosur pas një koncerti në qytetin e Meksikos.
Të gjithë kanë shpëtuar pa u lënduar pas ndërhyrjes së policisë.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por episodi është bërë i ditur vetëm sot.
Ndërkohë ish-këngëtari i Beatles pritet që sot të këndojë në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë një interviste për mediat amerikane, ai ka theksuar mbështetjen e tij për presidentin Barack Obama.
Jam një fans i tij, ai është i madh, duhet të lihet i qetë, po bën një punë të madhe, është shprehur McCartney.