Sulmohet Kim Kardashian
Ish-gazetari ukrainas, i cili po mundohet të bëjë një karrierë si model, ishte ne mesin e turmës së madhe rreth makinës së Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj Kanye, kur ata arritën në Javën e Modës në Paris.
Aty do të të sfilonte Kendall Jenner, motra e Kim-it, por mesa duket kjo e fundit e ka nisur shumë keq ditën me hyrjen në tapetin e kuq.
Vitalii Sediuk sulmoi Kim Kardashian, sapo kjo e fundit zbriti nga makina. Ai reagoi menjëherë pas këtij incidenti, duke deklaruar se shpreson që Kim të mos hidhërohet me të, dhe duke sqaruar se nuk kishte asnjë qëllim të keq.
"Shpresoj që Kim të jetë mirë dhe të mos zemërohet me mua, pasi nuk mendova ta lëndoja. Kanye është një njeri me fat pasi Kim është perëndeshë", tha ai.