Sulmohet këngëtari Ibrahim Tatlises
Stamboll, 14 mars - Persona të panjohur kanë qëlluar në kokë këngëtarin e popullarizuar, Ibrahim Tatlises në Turqi.
Lajmi bëhet publik nga mediat turke të cilat theksojnë se gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.
Para sulmit gjatë natës në Stamboll, këngëtari kurd Tatlises, kishte dhënë një koncert muzikor në televizion.
Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur shkaku për të cilin është sulmuar këngëtari.
Tatlises ka pasur edhe role në filma dhe merret edhe me biznes.