21 Dhjetor 2024

Suedia shpallet fituese e “Eurovision 2023”

Liverpool, 14 maj - Suedia ka fituar Eurovision 2023 që u zhvillua këtë vit në Britaninë e Madhe.

Loreen me këngën “Tattoo” arriti të marrë shumicën e votave nga juria profesioniste, ndërkohë që në finale mori mbi 200 vota nga publiku, të mjaftueshme për të kaluar këngën e Finlandës.

Ajo mblodhi plot 583 vota në total, duke u shpallur edhe fituese e këtij edicioni.

Finlanda është radhitur e dyta me 526 vota, pasuar nga Izraeli me 362 vota.

Italia mori 350 vota, ndërkaq Norvegjia u radhit e pesta në listën e finalistëve me 268 vota.

Albina dhe familja Kelmendi, me këngën “Duje” u renditën në vendin e 22-të duke grumbulluar në total 76 pikë, nga të cilat 17 nga juria profesioniste dhe 59 nga publiku.

Sa i përket jurive profesioniste, kënga shqiptare mori 1 pikë nga Moldavia, 8 nga Azerbaixhani, 5 nga Rumania dhe 3 nga Greqia.

Nga ana tjetër juria shqiptare i dha 12 pikë Suedisë, 10 pikë Armenisë dhe 8 Estonisë.

Këtë vit festivali i ‘Eurovision’ u mbajt në Liverpool të Anglisë në vend të Ukrainës që nuk e pati të mundur një organizim të tillë për shkak të luftës që po zhvillohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)