Suedia fituese e Eurovisionit
Vjenë, 24 maj - Gara europiane e këngës Eurovizion ka përfunduar mbrëmë në Vjenë, duke i dhuruar trofenë Suedisë me këngën \"Heroes\", ndërsa në vend të dytë dhe të tretë u renditën përkatësisht Rusia dhe Italia.
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani me këngën \"I am alive\" interpretoi e 26-a, por pas klasifikimit u rendit në vend të 17 me 34 pikë.
Votuesit shqiptarë tre vlerësimet maksimale ja dhanë Italisë, Greqisë dhe Rusisë, ndërsa për konkuruesen shqiptare pikët më të shumta u mblodhën nga Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe Belgjika.
Në edicionin e tij të 60-të Eurovizion u ndoq nga mbi 195 milion shikues në 40 vende të botës.