Studentët mbështeten për filmat e tyre të diplomës
Prishtinë, 20 nëntor - Studentët e Universitetit të Prishtinës, të Fakultetit të Arteve, nga dega e regjisë së filmit do të mbështeten nga Qendra Kinematografike e Kosovës në filmat e tyre të diplomës.
Këtë vit filmat që do të mbështeten janë: Sonata nga Durim Kryeziu, Beyond day and night nga Zgjim Terziqi, Sistimi Kordinatave nga Arbresha Rubovci, Ngjyrat e Jetës nga More Raça si dhe filmi i studentit Fisnik Muji me titullin Dita e pensionimit.
Ky bashkëpunim rrjedh nga marrëveshja që u nënshkrua mes QKK-së dhe Akademisë së Arteve këtë vit.
Qendra Kinematografike e Kosovës do të vazhdoj mbështetjen e studentëve çdo vit dhe përveç kësaj do të bëj promovimin e tyre nëpër festivalet ndërkombëtare si dhe do ti përkrah ata duke i angazhuar në punë me produksionet filmike që janë të regjistruar në këtë institucion.