25 Dhjetor 2024

Steve Tyrell përmbledh këngët e tij më të njohura në një album

New York, 26 mars - Steve Tyrell është një prej artistëve më të mirënjohur të muzikës jazz, e kryesisht të këngëve të dashurisë. 67 vjeçari i njohur i muzikës amerikane ka krijuar këngë të famshme të repertorit amerikan si “The way you look tonight”.

Të gjitha këngët e tij të njohura janë përmbledhur sëfundmi në albumin me titull “I’ll take romance”.

Steve Tyrell ka provuar edhe një herë se romanca nuk del jashtë modës. Që kur krijoji këngën “The way you look tonighrt” , ai spikati si një prej artistëve të cilët vendosën një standart të lartë të interpretimit të këngëve pop dhe jazz. Mes shumë krijimeve përmendet dhe kënga “At last”

Me vdekjen e këngëtares legjendare të jazzit Etta James, adhuruesit e kësaj kënge e dëgjojnë tashmë  atë në versioni e ri të Steve Tyrell në albumin “I’ll take romance”.

I lindur në Teksas, Steve Tyrell ka shënuar disa bashkëpunime të rëndësishem gjatë karrierrës së tij, fillimisht si producent në kompaninë Scepter Records, ku punoi me Carol King dhe Gerry Goffin.  Ai ishte përzgjedhësi i këngëtarit nga teksasi B.J Thomas, i cili fitoi një çmim Oscar me këngn e filmit “Butch Cassidy and the Sundance Kid”.

Albumi i parë solo i Steve-it ishte ai me titull “A new standart” i cili u realizua nga studio Atlantic Records në vitin 1999 dhe i cili u rendit në krye të klasifikimeve për dy vjet. Titulli i albumit u mor nga një libër me këngë, dhe në të u këndua dhe një duet me Judith Hill

Këngët e dashurisë janë një mënyrë jetese për veteranin 67 vjeçar.  Ai thotë :” Kam kuptuar se muzika ime tani luhet nëpër dasma, darka fejese, përvjetorë  dhe kam kuptuar se asnjëherë nuk ishte krijuar një album për njerëzit që fejohen e martohen”.

Koncertet e rradhës për të do të jenë në festivalin e Jazzit në Cape Town të Afrikës së Jugut dhe një koncert prej 10 ditësh në Cafe Carlyle në Nju Jork.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)