Spice Girls përgatiten për rikthimin e dytë
Londër, 1 qershor - Spice Girls shpresojnë të rigrupohen për një turne tjetër rikthyes, por anëtaret tjera të grupit nuk po arrijnë ta bindin Victoria Beckham t\'u bashkohet e tyre, shkruajnë mediat britanike.
Krijueset e hitit \"Wannabe\" lumturuan fansat kur u rikthyen për një turne në vitin 2007 dhe 2008, që ishte hera e parë që ata performuan së bashku që kur Geri Halliwell u largua nga grupi në vitin 1998.