Spears në telashe, denoncohet nga ish-truproja
SHBA, 11 qershor - Ish-truproja e Britney Spears deklaron se puna me këngëtaren ka qenë një makth i vërtetë, pasi emocionet e saj janë jashtë kontrollit.
Fernando Flores, ka vendosur që t'i drejtohet drejtësisë për të marrë dëmshpërblim për keqtrajtimin që i është bërë gjatë sherbimit për pop star. Flores thotë se këngëtarja e ka vënë nën presion shpesh herë.
Ish-truproja thotë se këngëtarja shpesh dilte nudo para tij duke e ftuar në dhomën e gjumit...madje nëse Britney nuk kënaqej nga truproja, atëherë ai rrezikonte të pushohej nga puna.
Edhe të tjerë persona që kanë qënë nën shërbim të Britney-t shpesh janë ankuar për keqtrajtimin që i bënte këngëtarja.