Spears mohon akuzat për ngacmime seksuale
SHBA, 11 shtator - Këngëtarja Britney Spears ka mohuar akuzat e bëra nga një ish-truprojë, se ajo e kishte ngacmuar atë seksualisht.
Në një deklaratë të publikuar në web sajtin e këngëtares thuhet se, kjo është një tjetër situatë e pafat, ku dikush kërkon të përfitojë nga znj. Spears.
Në të thuhet gjithashtu se autoritetet e kanë hetuar yllin e muzikës pop dhe se e kanë mbyllur cështjen pa aksione të mëtejshme.
Ish-truproja Fernando Flores e akuzoi Spears se e provokonte duke iu afruar nudo dhe duke simuluar skena seksuale.