Spears këndon këngën e Gagas
SHBA, 4 maj - Një inçizim është duke bredhur rrugëve të internetit me protagonist Britney Spearsin duke kënduar këngën "Telephone" të Lady Gagas.
Kënga e Gagas, që është shndërruar në një hit të vërtetë, në fakt është dashur të jetë këngë e Britney Spearsit dhe këtë e vërteton dhe ky inçizim që është publikuar në fundjavë.
Kënga katër minutëshe është publikuar për herë të parë në iLeaks.com, por njoftohet se Britneyt pasi që nuk i pëlqeu kënga, ia dhuroi Lady Gagas që e përfshiu atë në albumin "The Fame Monster".