Spanja do të kundërshtojë pranimin e Kosovës në UNESCO
Madrid, 8 korrik - Kur të vijë koha e votimit, Spanja do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, bëjnë të ditur burime diplomatike për gazetën spanjolle El Pais.
Spanja është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UNESCO-s dhe qëndrimi i saj për këtë çështje është i rëndësishëm.
Sipas statutit të organizatës, në mënyrë që anëtarësimi të vijë në rend dite në nëntor për në Konferencën Gjenerale, duhet të marrë fillimisht dritën e gjelbër të Komitetit Ekzekutiv që ka 58 anëtarë, 33 prej të cilëve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rapoton KTV.
Serbia ka nisur një ofensivë diplomatike kundër përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Ministri i jashtëm serb Daçiq ka takuar së fundi ministrin e jashtëm spanjoll José Manuel García-Margallo ku ia ka përcjellë porosinë që të votojë kundër Kosovës në UNESCO.