Sot shfaqet monodrama "Artisti i vetëm"
Në këtë reprizë do të jetë prezent autori i tekstit dramatik, dramaturgu dhe romansieri i njohur gjerman Ralph Hammerthaler, i cili do të vijë enkas nga Berlini për ta parë shfaqjen, bashkë me publikun prishtinas.
Në këtë shfaqje në rolin e Hans Klipp - it luan aktori Naim Berisha, i cili njëherit është edhe regjisor i shfaqjes, ndërsa regjisor mbështetës është Shkelqim Bunajku.
“Artisti i vetëm", trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t’u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.
Personazhi i vetëm i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezantimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur rrëfen jetën e tij, momentet kultminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen. Në fund të tekstit Hans Klip vetlargohet dëshpërueshem nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.
Vepra në mesazhin e saj, bënë thirrje për kthimin e vlerave kulturore, në një shoqëri që është zvetnuar nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivleres"
Ralph Hammerthaler është i lindur me 2 dhjetor 1965 në Wasserburg në Gjermani. Aktualisht jeton në Berlin ,ku e ushtron veprimtarinë e vet prej shkrimtari