10 Janar 2025

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Prishtinë, 12 gusht - Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Qëllimi i kësaj dite është  të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin  e shoqërisë. 

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës përkatesisht Departamenti i Rinisë në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – Zyra në Kosovë, organizojnë tryezën e rrumbullakët \" Angazhimi qytetar i të rinjve”.

Tryeza ka për qëllim të vë në diskutim çështjet që kanë të bëjnë me angazhimin qytetar të të rinjve, aktivizimin e tyre për të qenë të dobishëm për veten dhe shoqërinë, si dhe të dalë me rekomandime konkrete për të përmirësuar gjendjen aktuale.

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë përfaqësues nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Departamenti i Rinisë dhe Departamenti i Sportit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Sektorët rinorë të disa Komunave të Kosovës, Këshillet e Veprimit Rinor të Kosovës, Qendrat rinore, Organizata ndërkombëtare dhe OJQ lokale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)