Sot përfundon java e modës në Kosovë
Prishtinë, 28 mars - Gecjan Group dhe RTV 21, me mbështetjen e sponzorit të vetëm të këtij projekti Ed Hardy balkan states, janë duke realizuar projektin më të madhë të modës në vend.
Në natën e parë të Javës së Modës në Kosovë, janë prezantuar veshje të:
1. White Sposa - me fustana solemn dhe vello nusërie.
2. Nesa me veshje të brendshme.
3. Kaci & Arta janë përkujdesur për flokët dhe grimin.
Në natën e dytë janë prezantuar veshje të:
1. Ilirida me fustana nusërie dhe fustana solemn.
2. Emsy me veshje të përditshme dhe veshje të brendshme.
3. Passion është përkujdesur për flokët dhe grimin.
Në natën e tretë janë prezantuar veshje të:
1. Epos designe me fustana solemn.
2. Luziana Beqiri fustana solemn.
3. Ed Hardy sfilatë
4. Bushi & Big Mama fashion me fustana solemn.
5. Passion është përkujdesur për flokët dhe grimin.
Në një përformac të vecant të modeleve të zgjedhura dhe me një skenografi fantastike Projekti Kosova fashion Week 2010, u ka dhënë mundësinë më të mirë, kreatorëve që të dëshmojnë vlerat e punimeve dhe talentin e tyre.
Organizatori i këtij projekti, Ilir Geci, shprehet i kënaqur me rrjedhen e organizimit dhe është i përkushtuar që edhe dy netët e fundit të këtij spektakli të jenë të këtij niveli. Qëllimi i këtij projekti mbetet stimulimi i kreatorëve shqiptarë për tu përkushtuar në krijime të reja dhe përmes Javës së modës atyre tu jepet hapsirë për të prezantuar punën e tyre dhe talentin e vacant që kanë shprehet Geci. Ai shton se kreatorët janë të kënaqur edhe me audiencen dhe nivelin e organizimit dhe kjo është arsyeja që Organizatori i Javës së Modës e quan këtë projekt të suksesshëm.
Sonte, e shtune, do të prezantohen veshje të:
1. Tabja me vello dhe fustanë nusërie.
2. Bora Fashion vello dhe fustanë solemn.
3. Passion- frizuar dhe grimi.
4. Sipam-AB veshje solemne.
Java e modës do të përfundoj të dielën ku do të prezantohen punime të:
1. Akademia Italiane e Modës,
2. Menakon me fustana solemn dhe vello nusërie,
3. Suzana Susuri me fustana solemn,
4. Kaci & Arta flokët dhe grimi.
5. Geci Autokton qanta për femra.
E vecanta e natë së fundit përvec, suprizave tjera, është se do të jetë pjesëmarrëse Akademia Italjane e Modës me koleksionet e tyre te fundit.