Sot nis ceremonia e bartjes së eshtrave të Isa Boletinit
Istog, 5 qershor - Sot duke filluar nga ora 10:30 do të nisen eshtrat e Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë.
Në ceremoninë që do të mbahet në fshatin Veriq, tek lagja Boletini, të Komunës së Istogut, (ku kanë qëndruar eshtrat në vitet e fundit), do të bëhet vendosja e eshtrave në arkivole dhe nga aty do të nisen për në Mitrovicë.
Në këtë ceremoni, përveç familjes së ngushtë dhe të gjerë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, që do ta bëjnë bartjen e eshtrave.