Sot në Prishtinë bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit
Prishtinë, 23 maj - Sot duke filluar nga ora 13:00, në një ceremoni solemne në Prishtinë do të bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë presidentja e vendit, znj. Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama si dhe personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe kulturore e vendit.
Ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.
Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli Rexho Mulliqi.
Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.
Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.