Sot mbahet ceremonia e 55-të e çmimeve Grammy
Tre kategori të reja janë shtuar për çmimet Grammy për vitin 2013: Albumi më i mirë bashkëkohor, albumi më i mirë me përmbledhje klasike, si dhe albumi më i mirë jazz.
Kandidaturat për albumin më të mirë bashkëkohor janë Chris Brown, Miguel dhe këngëtari nga New Orleansi Frank Ocean për albumin e tij të parë Chanel Orange.
Frank Ocean konkurron për 6 çmime, sëbashku me Kanye West, Jay Z, Mumford & Sons, Dan Auerbach i grupi The Black Keys dhe Fun, të cilët kanë më shumë kandidatura.
Fun, në bashkëpunim me këngëtaren Janelle Monae, realizuan një nga sukseset më të mëdha të vitit 2012 me titull We are young, një nga 6 këngët që janë kandidate për çmimin Grammy për Regjistrimin e Vitit.
Në këtë kategori përfshihen Black Keys për këngën Lonley Boy, Kelly Clarkson për këngën Sronger, Goteye dhe Kimbra me bashkëpunimin e tyre Somebody that I Used to know, Frank Ocean me këngën Thinkin about you dhe Taylor Swift me këngën We are nevere ever getting back together.
Për albumin më të mirë të vitit konkurrojnë: Frank Ocean, Fun, Mumford&Sons, The Black Keys dhe Jack White.
Për këngën më të mirë të vitit kandidaturat janë: The A Team nga Ed Sheeran, Adorn nga Miguel, Call me maybe nga Carly Rae Jepsen, Kelly Clarkson Stronger dhe We are young nga Fun.
Trioja muzikore folk nga Koloradoja, The Lumineers konkuron për albumin më të mirë me muzikë amerikane. Në albumin e tyre përfshihet një prej tre këngëve më të mira të muzikë pop me tuitull Ho Hey.
Ky grup do të bashkohet me emra të tjerë të njohur të muzikës për të interpretuar gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy.
Kjo ceremoni do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizion nga Staple Center dhe në të do të marrin pjesë The Black Keys, Britney Spears, Carrie Underwood, Justin Timberlake, Jack White, Taylor Swift, Mumford & Sons, Rihanna e të tjerë. Ceremonia do të drejtohet nga LL Cool J.