Sot hapet ekzpozita kundër dhunës ndaj grave
Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të bëhet sot në ora 19:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Gjithashtu do të zhvillohet dhe ceremonia e dhënies së Certifikatave për pjesmarrësit.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë studentë dhe profesionistë të rinjë në fushën e Artit, Stilimit dhe Arkitekturës nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia.
Presidenti I Klubit ASA Olgert Rakipllari theksoi se mbas kaq kohësh organizimesh evenimentesh të ndryshme në kryeqytetin e Tiranës me ftesën dhe dëshirën e vazhdueshme të pjesmarrësve dhe tashmë miqëve tanë nga Kosova, vendosëm që organizimin e radhës ta mbanim në kryeqytetin e Prishtinës.
Kjo sipas Rakipllarit bëhët pasi që aktiviteti është sërisht në të njëjtën temë dhe është vazhdimi i rrugëtimit për ta çuar Ekspozitën dhe Show Performancën e zhvilluar gjatë javës së Festivalit në Tiranë, në disa qytete kryesore të Kosovës.
"Dhe kjo, për të qënë sa më afër publikut, artdashësve dhe për tju dhënë edhe një hapsirë të gjithë aplikantëve që u pranuan të ishin pjesë e atij eventi por që nuk patën mundësinë për të marrë pjesë ne edicionin e 8 të IHRFFA nenvizon Rakipllari.