Sot hapet ekspozita me vepra artizanale
Prishtinë, 12 shtator - Projekti i financuar nga Bashkimi EuropianKultura për të gjithë do të organizojë një ekspozitë me vepraartizanale nga sot deri me 14 shtator në Prishtinë.
Ekspozita ështëorganizuar pas një vlerësimi të veprave artizanale të Kosovës, të bërënga disejnatorja dhe trajnerja franceze, Caroline Winckel, e cila ështëangazhuar nga ky projekt dhe e cila ka dhënë po ashtu një trajnimintensiv për njëzet e tre zejtare gra dhe disejnatore nga të gjitharajonet e Kosovës, me fokusim në ngjyrimin kreativ të veprave të tyre.
Zejtarëtmorën pjesë në këtë trajnim 5 ditor që aktualisht po tregon njërezultat specifik: secili pjesëmarrës ka caktuar një linjë të reproduktesh të cilën e kanë zhvilluar gjatë periudhës 4-6 mujore.
Produktete reja do ti përkasin aksesorëve të modës, artikujve dhe objektevedekorative për shtëpi dhe do të paraqiten në këtë ekspozitë. Përveçkësaj, një numër i përzgjedhur i pjesëmarrësve në këtë ekspozitë do tëmarrin pjesë edhe në një udhëtim studimor në Paris, i cili do të bëhetpara fundit të këtij viti.
Trajnerja do të përzgjedhë një numërproduktesh të cilat ndërthurin më së miri zejtarinë, kreativitetin dhedizajnin dhe do të paraqiten në një hapësirë të caktuar të quajturPavijoni i kreativitetit në mes të kësaj ekspozite.
Pavijoni ikreativitetit do të jetë nikoqir i krijimeve edhe nga vendet e tjera,si Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Franca, Spanja dhe Turqia.
ProjektiKultura për të gjithë ka filluar në prill të vitit 2013 dhe do tëpërfundojë në prill të vitit 2014, dhe ky projekt ka implementuar njënumër të madh aktivitetesh për të mbështetur zhvillimin e sektoritkulturor në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e zhvillimittë sektorit kulturor në Kosovë, si një shtytës drejt zhvillimit socialdhe ekonomik të vendit.