Sot fillon Festivalit Europian i këngës në Eurovizion
Stokholm, 11 maj - Në Stokholm të Suedisë do të zhvillohet sot nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Europian të Këngës në Eurovizion, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Eneda Tarifa do të këndojë në natën e dytë më 12 maj këngën "Përrallë".
Vetëm 26 vende do të konkurrojnë për një vend në finale, në dy mbrëmjet e 10 dhe 12 majit, për të kurorëzuar më pas fituesin më 14 maj.
Suedia është organizatorja e konkursit këtë vit, pasi Mans Zelmerlow fitoi garën vitin e shkuar në Vjenë, me baladën e tij elektro-pop \"Heroes\".
Eneda Tarifa me këngën \"Përrallë\", me kompozim të Olsa Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, u shpall fituese e Festivalit të 54-të të Radio Televizionit Shqiptar.
Festivalin si çdo vit do ta ndjekin miliona shikues nga Europa, ndërsa risia e këtij viti është se festivali do të trasmetohet për herë të parë edhe në ShBA, Kinë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re.