Sonte, koncerti festiv i Filarmonisë së Kosovës
Pristhinë, 23 dhjetor - Filarmonia e Kosovës, si çdo vit, edhe këtë herë, sonte organizon koncertin tradicional të Vitit të Ri, duke filluar në orën 20:00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Në këtë koncert do të marrin pjesë njëmbëdhjetë solistë vokalë si dhe 17 solistë instrumentalë, ku do të performohen vepra të shumta të autorëve botërorë dhe kombëtarë siç janë: J. Strauss, H. Purcell, J. Massenet, F. Lehar, C. Zadeja, A. Biazolla, G. Bizet, G. Verdi, etj.
Koncerti edhe sivjet vjen nën dirigjimin e Nayden Todorov, nga Bullgaria, ka transmetuar RTK. Njëmbëdhjetë solistët vokalë që do të marrin pjesë në këtë koncert janë : Safet Berisha, Diellza Sylejmani, Kaltrina Miftari, Luan Durmishi, Selvije Marteti, Arta Jashari, Liridona Sadriu, Adelina Paloja, Denik Prizreni, Besa Llugiqi dhe Marigona Qerkezi.
Solistja Kaltrina Miftari tha se ky është një rast shumë i mirë për pjesëmarrje me A-rje nën përcjellje të orkestrës.