Soni konfirmon shtatzëninë
Me thënë të drejtën, barku akoma spo duket edhe pse po hyj në muajin e katërt, siç duket ngaqë skam pasur fare dhe prej palestrës intensive që kam bërë duket një bark më se normal.
Unë jam në mbikëqyrje intensive nga mjekët këtu në Spanjë, pasi këtu ekziston një program i veçantë për gratë shtatzëna, ku të bëjnë të gjitha analizat e mundshme, të vënë në dispozicion mjekun e familjes, madje edhe psikolog, ka thënë Soni, e cila tashmë prej një viti jeton në Spanjë së bashku me bashkëshortin Mirko.
Ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore nga këngëtarja pritet shumë shpejt lansimi i këngës së re, të shkëputur nga albumi i fundit Unik, që quhet Nën lëkurën tënde. Albumi ka pasur një sukses të paparë dhe kënga pritet që të kthehet në një hit veror.