Sofia Loren shfaqet me filmin e saj të ri
Napoli, 28 maj - Një prej emrave dhe fytyrave më të njohura të Holivudit Sofia Loren, e shoqëruar nga djali i saj Edoardo Ponti, morri pjesë në një konferencë për shtyp në hotelin Vesuvio ku ajo foli për filmin e saj Human Voice.
Filmi flet për një grua e cila braktiset nga i dashuri i saj dhe kjo do të jetë puna e saj e parë që nga viti 2009.
Filmi është prezentuar së fundi në Festivalin e Filmit në Kanë dhe do të shfaqet në tërë Evropën këtë verë.