Sofia Loren rrëfen për fillimet e saj
Kanë, 22 maj - Ajo është një nga aktoret më të bukura në historinë e kinemasë por siç duket Sofia Loren nuk është vlerësuar gjithmonë drejtë nga drejtuesit e filmave.
Aktorja e cila është vlerësuar me shumë çmime dhe e cila ka punuar me meshkujt më të njohur të Hollivudit, tha se ajo ka qenë gati të heq dorë nga karriera e saj pasi ju tha se ajo duhet të ndryshojë fytyrën e saj.
Duke thënë se ajo nuk ishte "kurrë e bukur", Loren zbulon se ajo është "ende e turpshme" që të shfaqet në publik, pasi që ajo e nisi filmin e saj të ri në Festivalin e Filmit në Kanë.
Aktorja, e cila po i afrohet ditëlindjes së saj të 80, tha se asaj i ishte thënë që të ndryshoj pamjen e saj të pazakontë në fillim të karrierës së saj.
Ajo i tha audiencës se hunda e saj ishte konsideruar e gjatë, goja e saj shumë e mëdha dhe dhëmbët e saj jo të drejtë dhe fytyra e saj tërësisht jofotogjenike.