Skulptura duhet përkrahur
Arti i skulpturës, është një veçori e artit në përgjithësi. Për ta bërë një skulpturë, duhet shumë angazhim dhe dëshirë.
Skulptorja Arjeta Miftari, në një bisedë për gazetën Epoka e re, ka deklaruar se institucionet e Kosovës, duhet që ta përkrahin më shumë këtë lloj të artit, që është i shtrenjtë.
Ajo ka thënë se arti i skulpturës në Kosovë nuk është i zhvilluar aq sa duhet sa është në vende tjera, por me kalimin e kohës, do zhvillohet edhe do jetë shumë interesant.
"Duhet punuar më shumë që të kemi më shumë vepra të artit të skulpturës, por pa përkrahjen e institucioneve të Kosovës, nuk mund që të kemi më shumë art të tillë. Natyrisht se ne kemi ecur përpara, por ende jemi në një stad që ka nevojë për shtytje të të gjithë pjesëmarrësve", ka theksuar ajo.
Deri më tani ajo ka marrë pjese në shumë ekspozita kolektive dhe ka pasur katra personale.
"Jam shumë e kënaqur që kam arritur që ti ekspozoj veprat mia në këto ekspozita. Skulpturat e mia kanë veçori dhe mendoj se po priten mirë si nga dashamirët e artit, edhe të tjerët. Unë gjithmonë pres kritika për veprat e mija. Mendoj se kritika, është një gjë e mirë. Nëse nuk ka kritikë, atëherë nuk ka vlera të mirëfillta të artit", ka nënvizuar skulptojra Miftari.
Sa i pëket përkrahes nga ndonjë institucion qeveritar për të pasur më shumë punime në skulptura ajo ka thënë se nuk ka pas asnjëherë asnjë përkrahje nga institucionet.
"Mendoj që arti është lënë anash e sidomos Drejtimi i Skulpturës. Unë iu sugjeroj institucioneve e Kosovës, e veçanërisht Ministrisë së Kulturës, që ti kushtojë më shumë kujdes skulpturës, pasi ato janë vepra të pavdekshme dhe tregojnë një kulturë të një populli. Sot në shumicën e shteteve, skulpturat janë elementet bazike që tregojnë kulturën e një populli", është shprehur Miftari.
Në skulpturat e saj ka motive ndryshme e sidomos që kanë të bëjnë me traditat shqiptare.
Ajo thotë së si fëmijë është motivuar nga veprat e Odhise Paskalit, "më kanë bërë shumë përshtypje. Dëshira për të punuar në dru më ka ardhur edhe nga jeta e përditshme."
Miftari ka bërë të ditur se sot do bëhet hapja e ekspozitës së saj e katra personale, në të cilën do të paraqitet me dy lloje të materialit - dru dhe gips.
"Do të jenë gjithsejtë 20 skulptura. Dhjetë nga to do të jenë në dru edhe dhjetë të tjera në gips. Skulpturat do të kenë tema të ndryshme si: Kitara e lirisë, Valltarja, Hyjnesha ne fron etj. Do jetë një ekspozitë me skulptura të punuara gjatë një viti. Këto skulptura janë ekszpozuar edhe në Tiranë më 1 maj. Kjo ekspozitë do jetë më ndryshe nga ekspozitat tjera, që i kam realizuar deri më tash", ka thënë në fund skulptorja Miftari.