Skenari i Zgjim Terziqit pjesë e Script Station të Berlinale Talents
Prishtinë, 19 dhjetor - Skenari ‘2000: A post war Odyssey’ i Zgjim Terziqit i cili ishte ndër fituesit e konkursit të sivjetshëm të QKK-së në kategorinë për zhvillim skenari, do të jetë pjesë e Script Station të Berlinale Talents për edicionin e ardhshëm që do të mbahet në shkurt 2020.
Në këtë rast juria përzgjdhëse e Script Station komentoi skenarin:
“Me një sy të mirë për tragjiko-komiken, me një ndërthurje të kontekstit historik, politik dhe njohje dashuri për njerëzit, të cilët e jetojnë këtë realitet politik në përditshmërinë e tyre, duke mos hequr vështrimin nga personazhet e juaja me nuancë, ju e sulmoni gjendjen e rajonit tuaj në një mënyrë komike dhe shumëngjyrëshe.”
‘2000: A post war Odyssey’ me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe me producente Valmira Hysemi, do të jetë prodhim i Plan Bee Films.