10 Janar 2025

“SKENA UP” shkrihet në konkurrencë ndërkombëtare

Prishtinë, 24 nëntor - Rreth katërqind filma kanë konkurruar në Festivalin \'SKENA UP\'. Pesëdhjetë prej këtyre filmave janë përzgjedhur dhe kanë hyrë në garë. Edicionin e XII të këtij festivali e karakterizojnë edhe veçantitë. Festivali mbahet nga data dy gjer më shtatë dhjetor.


\"Artistët e rinj vazhdimisht po sjellin frymë të re. Konkurrenca kombëtare po shkrihet në atë ndërkombëtare\", thotë në një intervistë për Infodirekt.tv drejtoresha e këtij festivali, Hana Qena.

\"Ne jemi në prag të fillimit të festivalit që do të mbahet nga dy deri më shtatë dhjetor 2014, në Prishtinë. Do të paraqiten rreth pesëdhjetë filma, nga studentë të akademive të ndryshme të filmit. \'SKENA UP\' është festival ndërkombëtar i studentëve dhe ka karakter garues. Pesëdhjetë filma të shkurtër të shfaqen për katër ditë është më se e mjaftueshme. Në këtë vit jemi munduar të kemi një program më kompakt dhe sa më të larmishëm. Filmat do të shfaqen çdo ditë prej orës 13:00, në teatrin \'ODA\'. Shfaqjet teatrore në teatrin \'Dodona\', në qendrën Multimedia dhe në Teatrin Kombëtar. Debatet dhe ligjëratat do të mbahen në \'EU Info Center\' në Prishtinë\", ka theksaur ajo.

Sipas saj Filmat duhet të jenë prodhime të vitit 2013 - 2014. Duhet të jenë filma që janë bërë gjatë viteve të studimit, për shkak që festivali promovon dhe fton studentë të filmit dhe të teatrit.

\"Edhe në këtë vit do të shfaqen filma nga e gjithë bota. Përkatësisht shfaqen filma nga tridhjetë akademi të filmit. Kësaj radhe konkurrencën kombëtare e kemi shkrirë në atë ndërkombëtare, që do të thotë se filmat e studentëve nga Kosova dhe Shqipëria automatikisht hyjnë në konkurrencë ndërkombëtare bashkë me studentët e tjerë të botës. Po, pasi që kanë aplikuar më se 400 filma për këtë edicion, kjo tregon që interesimi i artistëve të rinj për të qenë pjesë e \'SKENA UP\' është rritur. Festivali tashmë ka arritur shtrirje shumë më të gjerë se viteve të kaluara\", ka thene ajo.

Duke shtuar se Çdo vjet si në film, ashtu edhe ne teater artistët e rinj po mundohen të sjellin frymë të re në prodhimtaritë e tyre dhe në ndërtimin e një imazhi të ri të filmit e të teatrit kosovar. Ne kemi shumë histori për të treguar. Studentët tanë duhet të gjejnë forma të ndryshme për t\'i treguar ato histori në mënyrë sa më kreative e të bukur. Besoj që kjo çdo vjet po arrihet.


\"Në këtë festival mund të marrin pjesë të gjithë studentët e filmit dhe të teatrit.Juria e konkurrencës të programit të filmit përbëhet nga shkrimtari amerikan Harold Apter, regjisorja kosovare Kaltrina Krasniqi dhe shkrimtarja nga Shqipëria Natasha Lako. Këta janë personat që do ta përbëjnë jurinë e filmit. Ndërsa, në jurinë e teatrit, sipas këtij njoftimi, sivjet janë aktori rumun Catalin Jugravu, aktori e muzikanti Dirk Rademacher dhe Fjolla Hoxha, dramaturge kosovare\", ka deklaruar ajo.


Ajo ka theksaur se sivjet në shenjë nderimi për doajenin e kritikës teatrore kosovare, Vehap Shita (1923-2014), me qëllim për krijimin e një mendësie të re në fushën e kritikës teatrore në Kosovë, festivali \'Skena Up\', në edicionin e vet të XII, themelon Çmimin për Kritikë Teatri \"Vehap Shita\".

\"Kritiku i teatrit Vehap Shita, ka qenë anëtar jurie në Festivalin \'SKENA UP\' qysh në edicionin e parë dhe më pas një nga mysafirët më special në programin e teatrit. Çmimi do t\'i ndahet shkrimit më të mirë të kritikës teatrore për shfaqjet e dhëna në edicionin e XII të Festivalit \'SKENA UP\'. Në edicionet e tjera, të drejtë konkurrimi për këtë çmim, përveç shkrimeve për shfaqjet e edicionit përkatës të festivalit, do të kenë edhe të gjithë studentët e drejtimeve përkatëse, të cilët gjatë gjithë vitit do të shkruajnë dhe do të publikojnë shkrimet e tyre kritike në fushën e teatrit në ndonjërën nga mediet e shkruara apo në ato on-line\", ka theksuar ajo.


Sipas saj janë tri çmime që ndahen për konkurrencën ndërkombëtare, filmi më i mirë, dokumentari më i mirë dhe animacioni më i mirë. Të gjithë fituesit marrin mirënjohje nga juria e festivalit dhe nga një statujë që reprezanton Festivalin \'SKENA UP\'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)