10 Janar 2025

SKENA UP nis sot

Prishtinë, 2 dhjetor - Edicioni I XII i Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër SKENA UP do të sot me një ceremoni e cila do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

SKENA UP është gati të filloj javën kur studentët e filmit dhe teatrit nga vende të ndryshme të botës do të takohen në Prishtinë për të shfaqur krijimet e tyre kinematografike dhe teatrore.

Organizatorët e festivalit, të hënën nëpërmjet një konference për media kanë lajmëruar se hapja e festivalit do të bëhet si cdo vit që ndodhë në SKENA UP nëpërmjet një performance të mbushur plot me humor dhe ironi për artistët e filmit dhe teatrit.

“Gjithashtu jemi të lumtur që sivjet kemi afro 100 mysafir nga vende të ndryshme të botës”, tha Hana Qena, drejtoreshë e SKENA UP.

Ajo u shpreh të jetë e lumtur që sivjet festivali ofron një program mjaft cilësor të filmave nga 30 shkolla dhe akademi të filmit në Evropë dhe vende të tjera të botë.

“Filmat prekin tema të përditshme dhe më së shumti janë të fokusuar në raportet e familjes duke shtruar pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve. Gjithashtu filmat e gjeneratës së re të filmbërësve prekin edhe tema të ndjeshme për vendet e tjera sikurse komuniteti LGBT dhe seksin”, tha Qena.

Sivjet SKENA UP për herë të parë ka vendosur që filmat e studentëve kosovar të konkurrojnë së bashku me filmat e studentëve ndërkombëtar. Sipas Qenës filmat e studentëve kosovar kanë arritur cilësi që i bënë ata të konkurrueshëm me cilësinë e filmave të prodhuar në akademitë botërore.

Në SKENA UP filmat kosovar e kanë edhe një projeksion special ndërsa programi i përhershëm do të jetë edhe ai i EX YU Generation Next bashkë me një projeksion special të filmave gjerman dhe sikurse tradicionalisht edhe “Oscar Juniors”.

Për programin e teatrit foli koordinatorja e kësaj kategorie Parlote Muzlijaj sipas së cilës 8 shfaqjet që do të jepen tregojnë për një tjetër teatër që po bëhet nga gjenerata e re e regjisorëve dhe aktorëve të teatrit.

“Tri nga këto 8 shfaqje janë prodhim i Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe të tjerat vijnë  nga shkollat tjera”, tha Muzlijaj.

Në SKENA UP përpos filmit dhe teatrit do të ketë edhe një punëtori e titulluar “Shpalle Pavarësinë” që do të udhëhiqet nga aktori rumun Catalin Jugravu në bashkëpunim me DJ nga Stockholm Laura Bacaj të cilët do të zhvillojnë teatrin dhe vallëzimin duke thyer limitet me techno muzikë.

Ndërsa skenaristi e dramaturgu u njohur Harold Apter do të mbajë dy ligjërata për zhvillimin e karakterit.

Në kaudër të SKENA UP sipas Vullnet Krasniqit, nga Zyra për Media, do të zhvillohen edhe dy debate. I pari që do të mbahet me 5 dhjetor në Qendrën Informuese dhe Kulturore do të diskutohet për atë se çka prodhon sot Fakultetit i Arteve në Prishtinë. I dyti debat  titullohet “Festivali dhe Qytetit” e do të mbahet me 7 dhjetor në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Kulturore “Robust”.

Aty  dhe do të diskutohet për atë se cili është bashkëpunimi mes qytetit dhe festivalit.

Sivjet në nderim të figurës së kritikut të teatrit Vehap Shita është themeluar edhe çmimi që mban emrin e tij e që i dedikohet gjeneratës së re të kritikëve të teatrit.

“Ne duam të nxisim kritikën e teatrit tek studentët. Pra t’i shtyjmë ata të shkruajnë për teatrin dhe nëpërmjet këtij çmimi besojmë se do të nxisim një gjeneratë të re të këtyre kritikëve”, tha Vullnet Krasniqi nga Zyra e Mediave.

Në SKENA UP do të ketë edhe ndeja të cilat do të mbahen në MaroonPub dhe disa pritje tek MiqtPub.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)