Skena Up me ligjëratë për gjuhën e filmit dhe televizionit
Prishtinë, 22 nëntor - Dy ditët e fundit të edicionit të XII, Skena Up fton studentët që të bëhen pjesë e një ligjërate të ndarë në dy pjesë , Gjuha Universale në Tregimin e Storieve në Film dhe Televizion nga Harold Apter , i cili karrierën si shkrimtar e dramaturg nisi me dramën Ryan`s Hope, për të cilën morri edhe çmimin Emmy.
Ligjëratat që do të mbahen me 6 dhe 7 dhjetor në EU Info Center, nën drejtimin e Apter i njohur edhe për punën në filmat e serialet The Golden Girls, Star Trek, The Next Generation dhe Walker, Texas Ranger.
Por Apter sugjeron studentët që përpara se të vijnë në ligjëratën e tij ti kenë shikuar The Godfather , Orphan Black, Planes, Trains and Automobiles apo Breaking Bad.
Krejt kjo e ka një arsye.
Harold Apter që është anëtar i Writers Guild of Americadhe pjesë e bordit të Governors of the Television Writers Fund for the Future, në pjesën e parë të ligjëratës do të tregoj për ndërtimin e karaktereve, skenat kyçe që ilustrojnë ecurinë e karakterit prej një personi që nuk e njohim deri te një person me jetën e të cilit lidhemi emocionalisht.
Diskutimi do të fokusohet në ndërtimin e një tregimi përmes rrugëtimit emocional të karakteri, thotë Apter në konceptin e tij të ligjëratës.
E në pjesën e dytë, profesori në departamentin e shkrimit në USC School of Cinematic Arts në Amerikë që përpos kësaj shkolle jep mësim edhe në
Moskë e Rio de Janeiro, do të flas për marrëdhëniet e karakterit. Në këtë pjesë sipas Apter, diskutimi do të fokusohet në ndërtimin e tregimit përmes marrëdhënies mes dy karaktereve.
Gjatë kohës do të lëshohen edhe klipe dhe filma të gjatë e drama televizive.
Skena Up falënderon Ambasadën Amerikane në Kosovë që ka mundësuar ardhjen e dramaturgut Harold Apter që është edhe pjesë e jurisë së filmit.