Simpson pozon nudo për revistën Marie Claire
SHBA, 8 prill - Jessica Simpson ka vendosur të paraqitet nudo në një reviste. Së fundmi, aktorja dhe këngëtarja ka udhëtuar nëpër botë si pjesë e emisionit të saj në MTV, "Jessica Simpson's The Price of Beauty", ku zbulon regjimet e bukurive dhe kulturat e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe ato afrikane dhe japoneze.
E frymëzuar nga këto udhëtime, bukuroshja dëshiron që të tregojë bukurinë e saj pa makijazh duke pozuar për botimin e majit të revistës Marie Claire.
Simpson, madje ka rënë dakort që fotografia e saj të dal pa u përpunuar aspak në mënyrë digjitale.