Silentium Est Pax e Memli Kelmendit do të interpretohet në Paris
Prishtinë, 5 tetor - "Silentium Est Pax" vepra e fundit e Memli Kelmendit që ditë më parë është interpretuar Premierë në Francë nga Sottovoce Ensemble, kësaj radhe do të interpretohet nga "l'Étrange Boutique" që udhëheqët nga Till Fechner.
"Tempora Sacri" quhet koncerti i radhës që do të interpretohen vepra nga muzika sakrale deri tek muzika moderne.
"Vërtet ky lajm më gëzoi shumë, duke e marrë parasysh që kjo erdhi me kërkesën e Till Fechner, që vepra ime "Silentium Est Pax" të jetë pjesë e programit që do të interpretohet nga l'Étrange Boutique, që udhëheqët nën drejtimin artistik të Fechner. Kjo kërkesë erdhi pas interpretimit të kësaj vepre nga Sottovoce Ensemble që u interpretua ditë më parë, pikërisht në Redon të Francës",- tha Memli Kelmendi.
Till Fechner është njëri ndër operistët më të njohur në Francë, i cili njihet me interpretimin e operave të njohura nga Mozart, Puccini, Rossini, Verdi, Tchaikovsky etj. Till Feschner është një artist i shkelqyer dhe atkor i frymëzuar, ka bashkëpunuar me disa nga artistët më të mëdhenj të dekadave të fundit në botën e muzikës dhe teatrit si: Peter Brook, Claudio Abbado, André Engel, Seiji Ozawa, Jean-Francois Sivadier, Andrea Breth, Wladimir Jurowsky, Daniel Harding, Charles Tordjmann, Regina Resnik etj.
"Për më tepër, ky "Silentium Est Pax" është një heshtje vërtet teatrale e ndërtuar me një ndjenjë të vërtetë të të dy linjave dhe ngjyrave, dy gjëra që karakterizojnë pjesët më të mira të muzikës së shenjtë për shekuj. Silentium Est Pax do të hapë pjesën e fundit të koncertit tonë, duke prezantuar "Ave Verum" të William Byrd dhe një pjesë të "Te Deum" të Bruckner. Nuk ka nevojë të shpjegoj se sa shumë e / ne e duam këtë vepër. Memli Kelmendi është mjeshtër në muzikën e sotme, duke mbajtur gjallë një traditë të lavdishme muzikore" – tha Till Fechner për vepren e Memli Kelmendit.
Në këtë koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur William Byrd, Charpentier, Mozart, Delibes, Rossini, Fauré, Brückner, Wenceslas dhe Memli Kelmendi.
Koncerti mbahet të dielen me 8 tetor në Jouy-en-Josas, Paris-Francë.