Shvarceneger mendon ti kthehet ekranit
California, 23 nëntor - Aktori amerikan Arnold Shvarceneger, i cili momentalisht është guvernator i shtetit amerikan California, mendon ti kthehet ekranit të madh.
Shvarceneger pranoi se pas skadimit të mandatit të tij në janar të vitit 2011, mendon ti kthehet aktrimit.
Ndoshta njëra prej pesë gjërave të para që do ti bëj është të kthehem para kamerave. Ndoshta do të merrem me show-biznes, e ndoshta do të filloj edhe biznes personal, kushedi, deklaroi Shvarcenegeri.
Aktori, i njohur në bazë të filmave Terminator, kishte një karrierë të suksesshme jo vetëm në politikë dhe industrinë e filmit, por edhe në bodibilding, ku ka fituar disa mirënjohje.