Shtyhet festivali ndërkombëtar i Filmit dhe Teatrit për Student
Prishtinë, 2 dhjetor - Sot ka qenë e planifikuar të niste edicioni i XIII-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Teatrit për Student SKENA UP.
\"Por për shkaqe tashmë të njohura, këtë edicion kemi vendosur ta shtyjmë për muajin prill ose maj. Për datat e sakta do të ju informojmë me kohë\", thuhet në njoftimin e Skena Up.
Megjithatë një nga ngjarjet të cilat ka qenë e planifikuar më herët, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Kosovë, do ta shënoj këtë edicion të paralajmëruar të mbahet gjatë këtyre ditëve.
Të shtunën në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të shfaqet filmi pa zë Metropolis i përcjellë me tingujt e pianistit gjerman Graf v. Brothmer, i cili ka qenë planifikuar të shfaqet në kuadër të këtij edicioni.
Metropolis është një film gjerman i vitit 1927 me regji të Fritz Lang që cilësohet si një nga filmat epik në kinematografinë gjermane.
SKENA UP ka pasur në plan që në datat 2-6 dhjetor të mbante edhe debate me të cilat do të diskutohej gjendja e mjerë kulturore e krijuar pas vendimit të Minsitrit të Kulturës, për të shkurtuar buxhetin e shumicës së festivaleve në vend.
\"Por kemi vendosur të heqim dorë edhe nga debatet për të shfaqur vetëm filmin pa zë, si një formë e reagimit dhe shpërfaqjes së gjendjes në të cilën ndodhet kultura kosovare: pa zë.\"
\"Megjithatë pas filmit pa zë, ju ftojmë që të bashkoheni në një ndejë të zhurmshme që do të mbahet në Mhz në Prishtinë\", theksohet me tutje ne komunikatë.