Shtëpia e Bruce Lee del në shitje
Hong Kong, 28 tetor - Ish-rezidenca në Hong Kong e Bruce Lee, legjenda e kung fusë, është nxjerrë në shitje. Filantropi dhe pronari i pallatit, Yu Pengnian, 90 vjeç, ka humbur durimin.
Qeveria nuk mbështet projektin e tij për ta kthyer shtëpinë në një muze dhe kështu, Pengiang ka caktuar edhe çmimin e banesës, plot 23 milionë dollarë.
Lee, ekspert i arteve marciale dhe më pas aktor, që vdiq në vitin 1973 në moshën 32 vjeçare, është një ikonë e popullit kinez si shembull i krenarisë kombëtare dhe sidomos për patriotizmin që shfaqet në filmat e tij.
Mes filmave më të famshëm janë Nga Kina me tërbim, Bruce Lee është gjallë, Klithma e Chen tmerron Perëndimin, etj.