Shqiptarët prekin edhe Bollywood-in
Prishtinë, 23 janar - Veshjet e stilistëve Kujta dhe Meri mbrëmjen e kaluar kanë marrë vëmendjen e shumë mediave jo vetëm në Indi.
Aktorja e famshme e filmave Bollywood-ian Parineeti Chopra ka shkëlqyer me fustanin e Kujta&Meri përderisa merrte pjesë në ndarjen e çmimeve kryesore të kinematografisë në Filmfare Awards 2018.
Ajo ishte e nominuar për çmimin ‘Aktorja më e mirë’, ndërsa nga mediat dhe fanatikët e modës mori epitetin për veshjen më të mire ‘Best Dressed’.