Shpati: S'i durova dot fotot e Afërditës me Di Caprion
Shkup, 30 mars - Shpat Kasapi është shprehur se nuk i ka duruar dot fotot e Afërditës me Leonardo Di Capron dhe kjo ka qenë edhe një nga arsyet e ndarjes së tyre.
"Ndikoi edhe kjo histori, po. Megjithëse mendoj se Afërdita nuk më ka gënjyer-tradhtuar, sedra dhe karakteri im prej mashkulli nuk ma bënë të lehtë pranimin e fotove dhe komentimin e tyre më pas", ka thënë këngëtari.
Ai shprehet se nuk ndihet aspak keq pasi ka qenë ai që e ka kërkuar ndarjen dhe se kupton se pse këngëtare si Adelina Tahiri shprehin keqardhje për ndarjen e çiftit.
"Nuk e kuptoj arsyen se pse i vjen keq asaj për mua . Nuk jam bërë ende për gjynah dhe për marrdhënien time me Afërditën na takon vetëm ne të dyve të flasim" shprehet Shpati.
Ai e konsideron ndarjen si definitive dhe tregon se: Nuk e di se si do të vazhdojë marrdhënia jonë. "Për momentin ne kemi ndërrprerë komunikimin,por më vonë si dihet. Mund të mbetemi miq. Për më tepër jemi edhe kolegë", thekson ai për suplementin "Blue Tooth".
Shpati thotë se e ka pasur të vështirë ,pasi historia e tyre ka qenë e gjatë dhe kanë pasur qëllime serioze e megjithatë, nuk ka pengje.