23 Dhjetor 2024

Shpat Deda lanson këngën e re S’ka Kurrgjo

Prishtinë, 27 prill - Shpat Deda ka lansuar mbrëmë këngën e re S’ka Kurrgjo me video drejtuar nga kolektivi Andrrat Moderne dhe regjisori Leart Rama. Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të Dedës, titulluar ‘Rrugës’.

Video është realizuar në Prishtinë në prill 2020 gjatë vizitave të regjisorëve Nita Deda, Leart Rama dhe Rina Meta në hapësira personale për autorët, si dhe në oborret dhe hapësirat tjera familjare që shihen nga distanca si koment për realitetin e COVID 19.

Video e S’ka Kurrgjo tenton të sjellë për publikun hapësira intime dhe momente të shoqërimit që në video tregohen si kujtime.

Të gjitha pamjet i bashkon një gjuhë vizuele e krijuar me dritë të fortë blici që zbutet nga ndjenjat dominuese të mallit dhe nostalgjisë.

Kënga S’ka Kurrgjo është shkruajtur nga Shpat Deda, dhe i këndon pikërisht momenteve intime dhe kohës së kaluar në shoqëri, realitet i munguar në kohën kur ajo tregohet për publikun. Kënga interpretohet nga Deda dhe Blerta Ismaili si zë përcjellës.

Kjo këngë si dhe i tërë albumi i ri është inçizuar dhe miksuar në Studio C me Dritëro Nikqin në Prishtinë. Video S’ka Kurrgjo është produksion i Katarzë Films 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)