Shpallen kandidaturat për Çmimet Golden Globe
Hollywood, 13 dhjetor - Të enjten u shpallën kandidaturat për ndarjen e 71-të të Çmimeve Golden Globe. Drama historike 12 Years a Slave dhe filmi American Hustle rreth një mashtruesi të viteve 1970, kryesojnë me shtatë kandidatura secili.
Kandidaturat u bën publike në Californi nga Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollywood-it. Këto çmime japin çdo vit një ide mbi filmat që mund të jetë pretendentë për Oscar.
Filma të tjerë që kanë marrë kandidaturën për Çmim Golden Globe përfshijnë odisenë e hapësirës Gravity dhe thrillerin mbi piraterinë somaleze Captain Phillips me Tom Hanks, i cili mori është dhe kandidat si aktori më i mirë protagonist.
Shumë aktorë të filmit American Hustle morën kandidatura për rolet e tyre, duke përfshirë Christian Bale, Amy Adams dhe Jennifer Lawrence. Sandra Bullock, mori kandidaturë për çmimin Golden Globe si aktorja më e mirë për rolin në filmin Gravity.
Në kategoritë televizive, rrjeti HBO udhëheq me nëntë kandidatura. Shërbimi në internet Netflix, që ka nisur transmetimin e programeve origjinale vetëm në fillim të këtij viti, siguroi gjashtë kandidatura për Çmime Golden Globe, mes të cilave seriali House of Cards.