Shoqja godet Madonen me shuplak në fytyrë
SHBA, 6 shkurt - Madonna është goditur përsëri, por tani nga shoqja e saj e vjetër Stella McCartney siç e shihni dhe te kjo foto. Dizajnerja, sipas disa thashethemeve, është ajo që ka shkaktuar edhe ndarjen e Madonnas me ish burrin e saj, Guy Ritchie.
Sipas revistave amerikane Stella kishte punësuar bendin \"The Punchbowl Band\" në të cilin paraqitet edhe Guy dhe kishte nënshkruar me regjisorin për të incizuar një muzikë për sfilatën e saj në Paris.
Paraqitja e modeleve me dizajne të saj ishte duartrokitur përderisa ajo kishte kërkuar që ai të bej muzikën edhe për sezonin tjetër. Por, shoqja më e ngushtë e Madonnës, ia dha asaj edhe një shuplakë të madhe.
\"Ishte një rritje e madhe e bendit para se albumi të dilte dhe ata më të vërtetë u kënaqen duke bërë muzikë - totalisht të ndryshme nga ajo që zakonisht bënin. Ata ishin të befasuar kur i është kërkuar ta bëjnë këtë pasi që kishin konsideratë për lidhjen e Stellas dhe Guy, pasi që Stella ishte shoqe e ngushtë e Madonnas\", tha një burim për mediat amerikane.
\"Por Stella mendon se ata i përshtatën shumë brendit të e saj - kështu që nuk dëshironte që shoqëria e saj me Madonna-n të jetë probleme për muzikën e shout të saj\"