10 Janar 2025

Shoqatat vendore ekspozojnë prodhimet artizanale

Prishtinë, 6 korrik - Rreth 60 shoqata, organizata joqeveritare, nga gjitha trojet shqiptare janë mbledhur sot në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për të organizuar tani më tradicionalisht, panairin me veshje kombëtare dhe prodhime të tjera vendore.

Pjesëmarrësit në këtë takim u falënderuan Ministrisë së Diasporës që është bashkë organizatore e këtij panairi,  për mundësinë e dhënë që para bashkatdhetarëve të promovojnë prodhimet artizanale, ushqim, veshmbathje, bizhuteri të ndryshme e të cilat janë të gjitha punime dore.

Prodhuesit vendor në panair i vizitoi edhe Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, i cili deklaroi se “ky aktivitet tradicional, që e zhvillojmë në kuadër të  muajit “Ditët e Diasporës”, do të jetë tri ditë. Qëllimi kryesor i këtij panairi është të mbledhë në një vend  shoqatat e gratë me punimet e tyre, veshjet e ushqimin tradicional, të cilat bashkatdhetarëve tanë u mungojnë gjatë gjithë vitit”

Po ashtu, ministri Murati  theksoi se edhe ky aktivitet është pjesë e fushatës “Ti je pjesë e atdheut” , që lidhet ngushtë me fushatën për hartimin e regjistrit të diasporës.

Në këtë panair, ku po i ekspozojnë veshjet dhe prodhimet e tyre, po marrin pjesë shoqata, individë dhe OJQ të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe nga Turqia.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik 2015.
    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)