24 Dhjetor 2024

Shkolla e Baletit e nevojshme për të siguruar të ardhmen e baletit

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i ka shkruar letër Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi, që të themelojë Shkollën Kombëtare të Baletit në Republikën e Kosovës.

Kërkesa për themelimin e kësaj shkolle ka ardhur si iniciativë duke e parë si interes kombëtar si dhe për faktin se nuk ka një shkollë të këtillë apo institucion arsimor ku bëhet shkollimi dhe përgatitja e kuadrit për trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës.

“Kosova, për momentin ka një trupë të vogël të Baletit në kuadër të Baletit Kombëtar të Kosovës, edhe pse shumë profesionale dhe që ka dëshmuar vetën në shumë shfaqje në Kosovë dhe në shumë qendra të Evropës me performanca artistike dhe profesionale, si dhe në shumë bashkëpunime ndërkombëtare”, është shprehur ministri Gashi në letrën e tij drejtuar ministrit Bytyqi, është e nevojshme të themelohet një institucion arsimor që përgatit kuadro që në një plan afatgjatë të sigurojnë të ardhmen e qëndrueshme dhe cilësore të baletit në vendin tonë.

“Duke marr parasysh që zhvillimi i kulturës dhe veprimtarisë së Baletit në Kosovë kërkon përgatitje profesionale, është shumë e nevojshme dhe në të njëjtën kohë e rëndësishme për vendin tonë të themelohet “Shkolla Kombëtare e Baletit” sipas standardeve ndërkombëtare, e cila do të do të përgatiste kuadro të reja për Baletin Kombëtar të Kosovës dhe për veprimtarinë e baletit në vendin tonë”, ka theksuar ministri Gashi.

“Në lidhje me strukturën dhe veprimtarinë e përgjithshme të shkollës mund të themelojmë një grup të përbashkët, i cili grup punues do të përgatiste në detale organogramin e shkollës si dhe veprimtarinë e saj, si model mund ta marrim shkollën Kombëtare të Baletit në Shqipëri”, ka shpjeguar ministri, me shpresën që kërkesa e tij të përkrahet nga ministri Bytyqi.
 
Ministri Kujtim Gashi ka vlerësuar se kjo shkollë do t’i sigurojë vendit tonë breza të ri të balerinëve të cilët do të jenë të përgatitur dhe shkolluar nga kuadro profesionale dhe që do t’i ndihmojë Baletit Kombëtar të Kosovës dhe veprimtarisë së baletit në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)