26 Dhjetor 2024

Shkolla e Artit në Gjilan organizon ekspozitë në 10 vjetorin e pavarësisë

Gjilan, 16 shkurt - Në Qendrën e Rinisë në Gjilan, sot në kuadër të shënimit të 10-të vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, është hapur ekspozita me punime të ndryshme nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit, të cilët kanë ofruar para artdashësve veprat në pikturë, grafikë, fotografi, etj.

Majlinda Marku-Hoxha, Ushtruese e detyrës së drejtorit të Arsimit në Gjilan, ka thënë se puna që e bëjnë këta nxënës të shkollave është e nivelit të lartë profesional dhe njëkohësisht përkushtim shumë i madh për profesionin që kanë zgjedhur.

Ajo ka përgëzuar të gjithë nxënësit e Shkollës së Artit dhe njëkohësisht ka kërkuar angazhim maksimal të nxënësve dhe të rinjëve në përgjithësi, që të bëhen një shoqëri aktive për proceset shtet-ndërtuese dhe integruese të Republikës, e cila sipas saj po shënon një dekadë me vështirësi por me një vision dhe qëllim të qartë.

Ndërsa, Emrush Qamili, drejtor i Shkollës së Artit në Gjilan, ka thënë se gjithçka mund të bëhet kur ekziston vullneti dhe bashkëpunimi i fuqishëm mësimdhënës-nxënës-prind.

Ndryshe në këtë ekspozitë janë prezantuar mbi 60 punime të nxënësve në teknika të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)